Seminari Shkurtit

Dashuria Të Zgjedh TY!

Gjatë muajit Shkurt shpesh fokusi është mbi familjen dhe martesen, për të promovuar vlerat dhe institucionin e martesës.  Ka vite tashmë që organizohen ngjarje, takime, seminare, programe televizive për keto vlera të martesës. Në kuadër të "Javës së Martesës", Iniciativa Sotmëria organizoi Konferencën për Profesionistët beqarë me temën "Dashuria të zgjedh ty".

Qëllimi i Konferenës ishte që  për të mësuar më teper rreth aspektit të beqarisë, si të gjesh gëzim ndërsa pret personin e duhur. Si të bëhesh vet personi i përshtatshëm. Cilat janë cilësitë e duhura për një partner. Rëndësia e komunikimit dhe njohjet online. Ne besojmë që të jesh beqar është dhuratë dhe bekim.  Çdo stinë në jetë është një mundësi që mund të ndikojmë për mirë në ambjentin ku jetojmë. Dhe stina më e mirë për ti bekuar ata rreth nesh është në kohën e beqarisë.

Konferenca u mbajt në datat 11-12 Shkurt, në "Tropikal Resort", Durrës.  Folësit e konferencës tonë ishin Dan dhe Alma Eliott. Të cilët folën ditën e shtunë dhe tema që ata trajtuan ishte “Beqaria si dhurate - Sfidat që ne hasim kur përballemi me traditat dhe modernë në kulturën Shqiptare”.   Ata ndan nga eksperienca e tyre personale, ndërkohë që prisnin për personin e duhur. Ditën e djelë folsit ishin Ilir dhe Lida Stavro, temën që trajtuan ishte "Si te behesh personi i duhur ndersa pret per te duhurin! Cilet jane disa nga mitet qe njerezit besojme per martesen para se ata te Martohen" dhanë këshilla të vlefshme si të jetosh dhe si të kërkosh gjërat e duhra ndërkohë që pret.

Lojra, diskutime rreth temave, miqësi të reja si dhe mbyllja me një mbrëmje festive! 


Iliri dhe Lida Stavro kanë 17 vjet martuar. 

Kanë 4 femijë 2 djem dhe 2 vajza dhe shpresojnë të kenë 16 nipër dhe mbesa.  Iliri është diplomuar në vitin 1997 për Shkencat Juridikë, kurse Elida në vitin 1999 për Financë-Kontabilitet.  

Iliri ka kryer një master në Seminarin e Dallasit dhe është certifickar për keshillim martesor.  Të dy janë trainuar dhe certifikuar për të qenë foles në konferencat për martesën.  Jane njerez shume te mire, te dashur dhe shume miqesor, keto jane komente nga miqte e tyre.

Me ndikim dhe influence mes njerezve ne fushen e biznesit por jo vetem. Iliri drejton Iniciativen Sotmeria prej tre vitësh.

 

Dan dhe Alma Eliot janë njerëz që kanë investuar të gjithë jetën e tyre duke ndihmuar dhe duke ndikuar të tjerët.  Jane martuar kohet e fundit edhe pse kishin shume vite qe njiheshin se bashku.  Kanë një djalë dy vjeç, Kalebin. 

Ata janë çifti që personifikojnë thënien - “Ia vlen të presësh për personin e duhur” sepse ata pritën 15 vjet për njeri-tjetrin.

Alma ka studiuar Alnglisht në Universitetin e Tiranës. Për shumë vite ka qëne në pozicione drejtuese në organizatën ku punon. Ka punuar për gati 2 vite në Turqi.

Leave a Reply