Seminari Nëntorit

Jeto Një Jetë me Prioritete!

Tendencat e ditëve te sotme janë të shumellojshme dhe gjithë kjo bën që të përfshihemi në to, aq sa të harrojmë cilat janë prioritetet e vërteta, ato që ne na plotësojnë. Në datën 09 nëntor 2016, folsi ynë Dr. Michael Green, dha këshilla të vlefshme si dhe shpiegoi parimet që duhet të ndjekim për të vendosur prioritetet në jetën tonë.

Dr. Michael Green tregoi Lista e Prioriteteve qe ai vetë ka ndjekur gjatë gjithë jetës së tij. Listë kjo e ndjekur nga Integriteti, që duhet të ketë cdo njeri gjatë gjithë jetës së vete, Familja dhe përkushtimi që i japim asaj. Puna, trego aftësitë e tua, pa i dhënë fokusin kryesor asaj. Strategji, si të përdorësh orët e lira në mënyrë të dobishme dhe si të bësh zgjedhjet e duhura. Cilat janë Dhuntitë që të janë dhënë dhe si mund ti përdorësh ato! Eshte koha që Ti të bësh listën tënde!

 

Dr. Michael Green zotëroprof-michael-greenn dy doktoratura si dhe diploma të klasit të parë nga Universiteti i Oksfordit në Studimet Klasike dhe nga Universiteti i Kembrixhit në Studimet Teologjike.

Folësi do të tregojë për ndikimin e besimit në zhvillimin e tij profesional dhe si udhëheqës.

Dr. Green është folës ndërkombëtar shumë i kërkuar, i ftuar rregullisht në programe në TV dhe radio. Lektor në universitetin e Oksfordit, në Londër, në Notingham, si dhe ka qenë Profesor në Regent College në Vankuver, Kanada.
Ka një përvojë të pasur si profesor dhe debatues në universitete, mendja e tij e ndriçuar automatikisht punon për të gjetur prova të besueshme për t’ia servirur lexuesit.

 

Leave a Reply