Seminari Janarit

Lojtari Ideal i Ekipit

Autorë të ndryshëm listojnë një sërë karakteristikash, pasi puna në skuadër është një nga temat më të prekuara në një organizatë. Seminari nga Patrik Lencioni sjell një trinom të thjeshtë, të nxjerrë nga vitet e përvojës së tij në punën si konsulet për organizata të ndryshme. Lencioni vë në pah 3 virtyte të veçanta:

Të përulur: Atyre ju mungon egoja e theksuar ose shqetësimi në lidhje me statusin. Ata janë të shpejtë për të vënë në dukje kontributin e të tjerëve dhe të ngadalshëm për të kërkuar vëmendjen për vete, ndajnë meritat, theksojnë skuadrën më shumë se veten dhe e definojnë suksesin kolektivisht, jo individualisht. Të uritur: Ata çdoherë kërkojnë për më shumë, më shumë gjëra për të bërë, më shumë përgjegjësi për të marrë. Njerëzit e uritur pothuajse asnjëherë nuk duhet të shtyhen nga një menaxher për të punuar më shumë, sepse ata janë të vetë-motivuar dhe të zellshëm, vazhdimisht janë duke menduar për hapin apo mundësinë e ardhshme. Të zgjuar: Ata kanë një gjykim të kthjellët në lidhje me njerëzit. Njerëzit e zgjuar kanë tendencë të dinë se çfarë po ndodhë në një situatë në grup dhe si të menxhojnë të tjerët në mënyrën më efektive. Kanë gjykim të mirë dhe një intuitë në lidhje me hollësitë e dinamikës  së grupit dhe ndikimin e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Njerzit që kanë vetëm virtytin e përulësisë quhen “Peng”, janë të këndshëm, njerëz pa pretendime të cilëve iu mungon energjia për të kryer gjëra dhe aftësia shoqërore për të ndërtuar marëdhënie efektive me anëtarët.
Për këtë arsye kuptohen lehtë me të tjerët. Ndërsa ata që kanë vetëm virtytin e urisë, quhen “Buldozier” ku zakonisht thyejnë gjëra gjaë rrugës sepse nuk mërziten shumë për ndjenjat e të tjerëve. Ata gjthashtu janë të fokusuar nga vetja dhe duan të përfitojnë nga skuadra në lidhje me qëllimet e tyre. Ata që kanë virtytin e zgjuarsisë quhen “Magjepsës”, ata janë tërheqës, shkaxhinjë, iu pëlqen t’ju tregojnë të tjerëve se sa të mirë janë, por në fakt nuk merakosen për suksesin e skuadrës, dhe nuk i bëjnë gjërat asnjëherë.

Kur janë të përulur dhe te uritur, quhen "Rrëmuje bëres aksidentale". Janë të dashur por vazhdimisht bëjnë rrëmujë dhe shpesh thonë gjëra që nuk është e nevojshme ti thonë. Por megjithatë gëzojnë respekt pasi kanë etikë në punë. Kur janë të përulur dhe të zgjuar quhen “Dembelë të dashur”, këta kanë marëdhënje të mira me skuadrën, por ju mungon vullneti për të kontribuar në qëllimet e skuadrës, shpesh herë kanë interesa të tjera jashtë punës së tyre që janë më të rëndësshme se puna. Kur janë të zgjuar dhë të uritur quhen "Politikan të shkathet", janë shumë bindës dhë kanë ndikim tek njerzit, janë të rrezikshëm sepse janë manipulues për arritjen e gjërave personale. Janë puntorë si njerëz por pëlqejnë të marrin lavdi për arritjet e tyre.

ZHVILLIMI EKIPIT: Bisedo dhe shpiegoni secilin virtyt skudrës tuaj dhe më pas secili të rendis në një listë virtytet e veta, dhe të shpiegojnë PSE kanë vendosur atë renditje.Drejtuesi të jetë I pari që shpiegonë renditjen, duke qënë kështu një stimul për skuadrën e vet. Pasi pjestarër kanë gjetur dobësitë e tyre atëhere të punojnë për përmirsimin e tyre.

PUNESIMI I NJEREZVE: Pas vleresimit te CV, shihet mire sjellja gjatë intervistës, sygjerohet që intervista të bëhet jashtë zyres,(shopping, kafe) ambjente ku të shihet si reagojne pjesëmarrsit në botën reale. Bëni disa herë të njëjtën pyetje dhe shikoni përgjigjen, kur keni dyshime për njerin nga virtytet vazhdoni të gërmoni psh: Pyeteni si e trajton një konflikt, si i zgjidh problemet me nje shok, c’farëa mendojnë të afërmit për të nëse nxehet shpejt apo jo, etj. Pasi të keni zbuluar virtytet dhe dobësite, jini te qarte në kushtet e puëes , të drejtpërdrejt se si duhet te jetë dhe paralajmerojeni.


Patrik Lencioni - Autor Biznesi. Themelues dhe President i Grupi i Tryezës (The Table Group). Autor i dhjetë librave biznesi me mbi tre million kopje të

shitura, ku përfshihen i përkthyeri në shqip “5 Mangësitë e Një Ekipi” dhe “Avantazhi”. Firma e tij e konsulencës organizative, Grupi i Tryezës, këshillon klientët me ide, produkte dhe shërbime për përmirësimin e punës në ekip, qartësinë dhe efektivitetin e të punësuarve.

Patrik ka shkruar ose dhe shkrimet e tij jan publikuar për: Harvard Business Review, Inc., Fortune, Fast Company, USA Today, The Wall Street Journal dhe BusinessWeek.  Si një Udhëheqës Patrik kalon kohë duke shkruajtur libra dhe artikuj që lidhen me Udhëheqësinë dhe Organizata të Shëndëtshme, duke i folur audiencave të interesuara në këto tema dhe duke konsultuar Udhëheqës të tjerë dhe skuadrat e tyre. Përveç themelimit të Grupi i Tryezës, Patrik ka punuar dhe për:  Bain & Company, Oracle Corporation dhe Sybase.

Testoni vetën!

Patrick Lencioni ka krijuar një test për të identifikuar 3 virtytet që ai foli në bisedën e vetë.  Nëse doni ta plotësoni të zhvilloni nëse keni keto 3 virtyte, mund ta plotësoni testin në këtë website:

https://www.tablegroup.com/ideal-team-player/assessment

Testi është në anglisht, edhe n.q.s. plotësoni e-mailin tuaj ata do të ju dërgojnë reklama me e-mail.

Leave a Reply