Seminari Dhjetorit

Si të Triumfosh në një Mjedis të Korruptuar

 

Fenomeni i korrupsionit është një ndër më shqetësuesit e shoqërisë mbarë globale. Duke shfrytëzuar terrenin e një shoqërie të ashtuquajtur “demokratike”, ky virus e zhyt shoqërinë duke mos e lejuar të kapërcej në trampolinat e zhvillimit human e demokratik. Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se nuk kanë për të arritur diçka nëse nuk bëjnë kompromise ose nëse nuk korruptojnë për të arritur qëllimet e tyre. Përkufizimi i korrupsionit: abuzimi me një pushtet që të ështe besuar për përfitime personale.

Ndahet në dy kategori, korrupsion i madh, abuzimet që bëhen nga zyrtarë të lartë të qeverisë dhe korrupsion i ulët, abuzimet që bëjnë punonjësit e zyrave sipas hierarkisë. Një nga arsyet që të huajt largohen nga vëndi ynë është për shkak të rryshfeteve që duhet të paguajnë për të ngritur punën e tyre këtu. Në lidhje me këtë temë, Mark Crawford, ndau nga eksperienca e tij në SHBA, Shqipëri e Mal të Zi. Për zotin Crawford rëndësi kishin disa vlera dhe parime si: "Besimi", "Patriotizmi" dhe "Keku me mollë" siç e quajti ai, ku futet familja, miqësia dhe gjëra të tjera të rëndësishme.

 Ai tregoj për botëkuptimin e tij, mënyren si jeton në bazë të rregullave morale dhe vlerave shpirtërore. Një kulture që nxit të bësh gjërat e gabuara në fillim dhe parimi i shpërblimit për të marr atë që kërkon, bën që Mark në punën e tij të krijonte një skemë të quajtur "Kultura e Nxitjes" ~ "Pay to Play" për punonjësit e vet. Çdo punonjës ka një target të qartë dhe një objektiv për të arritur, për të përfituar bonuset përkatse. Kjo mënyrë shpërblimi i motivon punonjësit të mos korruptojnë dhe të mos korruptohen. Këshilla nga një eksperiencë e gjatë: Zhvillo botëkuptimin, parimet, qëllimet, përparsitë që ke, bëji të qarta të gjitha keto.

 Zgjidh njerëz të tjerë rreth e rrotull me botëkuptim të ngjashëm. Nëse është nevoja largohu nga njerëzit qe nuk ndajnë të njëjtin botëkuptim. Bëj gjëra të thjeshta dhe ji transparent. Krijo një flluckë shpërblyese në ambjentin tënd të punës. Gjithsekush duhet të reflektojë me veprimet e tij konkrete, të refuzojë dhe të përbuzë pamëdyshje dhe me forcë çdo praktikë korruptive.

"Ji ndryshimi që kërkon të shohësh në shoqëri dhe në vëndin tend"!!!


Mark Crawford, i diplomuar në Universitetin e Majamit në Ohaio, zotëron një Master nga Universiteti “Kolegji i Londrës” në Mbretërinë e Bashkuar. 

Si qytetar Amerikan është aktiv në politik dhe ka mbi dy dekada në sipërmarje e menaxhim. Ka themeluar një numër të madh kompanish dhe aktualisht shërben në 5 borde korporatash duke u marrë me burimet financiare, natyrore dhe produksione filmike. Ai punon përkrahë Ambasadës Amerikane në Shqipëri si presidenti i “Dhomës Amerikane të Tregëtisë”.

Gjithashtu, është zëvëndës president për “Çështjet Legjislative të Partisë Republikane” për marrëdhëniet jashtë shtetit. Crawford ka qënë administrator për fondet e “Ndërmarrjeve Shqiptaro-Amerikane”, i cili është autorizuar nga “Akti SID” dhe nga “Kongresi Amerikan” i themeluar nën presidentin Xhorxh Bush, dhe më pas i inkorporuar nga presidenti Klinton.

Crawford është partner themelues i “Auditin BDO & Këshillim”, ka punuar në mënyrë vullnetare në stafin e departamentit të thesarit të Amerikës dhe në “Tregjet e kapitaleve në Kosovë”. Crawford ka dhënë mësim në disa universitete.

 

Leave a Reply