Rreth Nesh

Nëse do të pyesnit dikë se cilët janë tri influencuesit më të rëndësishëm në rrugëtimin tënd, padyshim një prej tyre do t’i përkiste fushës së arsimit. Për këtë arsye, në partneritet me Projektin Ndërkombëtar të Shkollës, menduam t’i përgjigjemi nevojës për zhvillimin e mësuesve sipas metodave bashkëkohore si dhe përqasjes bashkëkohore për edukimin e karakterit të nxënësve duke ofruar për herë të parë konferencën trajnuese "Endërrbërësit, Endërrthyesit" në verën e vitit 2012. 350 mësues dhe drejtorë morën pjesë në këtë trajnim nga shkollat 9-vjecare dhe shkollat e mesme të rrethit të Tiranës. Që nga ajo kohë ky projekt nga patur ndikimin e vet tek më shumë se 800 mësues.

Çfarë ofron Projekti Ndërkombëtar i Shkollave?

Ne kemi vizionin dhe synojmë të krijojmë një komunitet me mësuses që çdokush mund të vijë dhe të gjejë diçka: inkurajim, motivim, bashkëbisedim, ndarje eksperienciash, trajnime cilësore, miqësi të reja, ambjent pranues dhe mundësi për t’u zhvilluar në fusha të ndryshme.

Në aspektin profesional

Ne ofrojmë trajnime profesionale dhe seminare mujore me tema që prekin nevojat e mësuesve. Disa nga temat më të spikatura dhe më të pëlqyera nga mësuesit kanë qënë: “Si të përballojmë stresin”; “Metodat Bashkohore të Mësimdhënies”; “Marrëdhëniet Mësues-Prindër-Nxënës”; “Menaxhimi i Klasës”; “Si të ndihmojmë nxënësit autik në të mësuar”. Gjatë këtyre seminareve vihen re folësit e përzgjedhur të cilët jo vetëm janë lektorë të përgatitur por janë edhe shumë praktikë duke përdorur metoda bashkëvepruese.

Nje herë në vit ne organizojmë konferencën e veçantë Endërrbërsit/Endërrthyesit gjatë te cilit trajtojmë tema mbi “Botëkuptimin, Metodat me në qendër nxënësin, Gjithpërfshirja e nxënësve në klasë, si dhe Ndërtimi i karakterit të nxënësit.”

Në aspektin shpirtëror

Ne mundësojmë grupe të vogla diskutimi, biseda të thella shpirtërore, këshillim, dëgjim dhe takime individuale ku mësuesit mund të ndajnë sfidat më të mëdha, pyetjet për filozofinë dhe jetën, dhe të gjejnë një vend të sigurt për të ndarë edhe disa nga gjërat më të vështira me të cilat po përballen.

Në aspektin personal

Ne ofrojmë trajnimin Inteligjenca Emocionale, që është një nga trajnimet më të domosdoshme ndërsa mësusesit përballen çdo ditë me situata tensionuese që kërkojnë inteligjencë në menaxhimin e emocioneve. Në takimet tona nuk mungojnë kohët shoqërore, mbrëmjet argëtuese dhe darkat e veçanta. “Një Fundjavë e Paharrueshme” është konferenca që organizojmë me rastin e Javës së Martesës si një mundësi të promovojmë martesa të shëndetshme dhe të nxisim çiftet të investojnë në martesat e tyre.