Java Amerikane

Professionals at our summer retreat

"Java Amerikane" ishte një sukses per ne. Kjo ngjarje tre ditore që u zhvillua nga datat 5-7 Korrik 2016, ku si folësa kryesor kishim disa miq profesionist nga Amerika. Gjatë aktiviteteve të zhvilluara ne këto ditë, rreth 100 profesionist erdhën për të dëgjuar dhe mësuar prej miqëve tanë, të cilët ndan nga eksperienca e tyre. Ishte një javë e bukur dhe e mbushur me plot surpriza. 

wes_chick Wes Chick foli në datën 5 Korrik, mbi temën: "Negociata për Sukses".

i diplomuar për Biznes, në Universitetin e Bejlorit në Wako, Texas, në vitin 1991. Po ashtu ka mbaruar studimet Master, në Universitetin Kristjan të Texasit në 1993 për Administrim biznesi. Karriera e tij e gjatë në industrinë e kujdesit shëndetsor e ka ekspozuar atë me shumë ndryshime të sistemit mjeksor në SHBA tre dekadat e fundit. 
 
Zoti Chick, ka shërbyer si zëvendës president i "Managed Care" për një rrjet të madh spitalesh duke pasur role përgjegjësie si negocjues mes kompanive të sigurimit për shërbimet që ata ofronin. Gjithashtu ka punuar për një nga kompanit më të mëdha të sigurimit shëndetsor "Care Services Corp". 
 
Fusha e kompanive të sigurimit dhe produktet që ata shesin kanë ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit dhe kompleksiteti i kujdesit shëndetsor e ka bërë sfidues mbajtjen e fokusit në një strategji të caktuar. Suksesi ka ardhur përmes zhvillimit të marrëdhënieve të forta dhe bashkëpunimit mes organizatave të ndryshme të kujdesit shëndetsor në ShBA. 
 
 

 
 
chris_delanyChris Delany foli në datën 6 Korrik, mbi temën: "Rendesia ka: Jo cfare di por ke njeh ti"!
 

Artist, shkencëtar, inxhinier dhe shkrimtar. I diplomuar për shkenca kompjuterike ne Dallas, Texas. Pronar i një rrjeti dyqanesh. Folës mbi vërtetësin e biznesit në kohën e sotme dhe përfitimet e të diturit për kë punon.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Leave a Reply