Seminari i Shkurtit

Map Unavailable

Date/Time
Date(s) - 14/02/2018
6:00 pm - 8:00 pm

Location
Instituti Jeta e Re

Categories No Categories


Sotmëria ju fton në eventin e veçantë ne kuadër të Javës së Martesës me folësit Jim & Jan Silvester, Afrim & Lavdi Karoshi.

Datë  14 Shkurt, Ora 18:00,

Tek IJR, godina prapa TVSH.

Tema e Eventit:


Beqaria dhe Martesa –

Pritshmëritë dhe Vlerat.

Jim është nga Ohio dhe ka patur privilegjin të ndajë jetë e tij për 46 vjet së bashku me gruan e tij Jan. Jim është drejtor i ISP-së për Evropën Lindore dhe Jan është drejtoreshë e burimeve njerëzore për ISP-në Globale. Ata kanë udhëtuar anë e mbanë botës me ISP-në, por ata mund të thonë që vendi i tyre i preferuar është Shqipëria. Jim dhe Jan vijnë këtë herë në Shqipëri për të ndarë sfidat dhe përvojat e tyre dhe se si besimi i ka ndihmuar për të patur një martesë të shëndetshme.

Afrim dhe Lavdi Karoshi punojnë me Institutin Jeta e Re, respektivisht prej 18 dhe 20 vitesh. Kanë 17 vite të martuar, dhe janë prindër të tre fëmijëve – 14, 11, dhe 1.5 vjeç. Historia e tyre e dashurisë filloi gjatë kohës së studimeve universitare në Tiranë. Aktualisht, roli i tyre në organizatën IJR, është i fokusuar në përdorimin e kontekstit dixhital për t’u lidhur me njerëzit. Gjatë këtyre viteve, kanë marrë pjesë në shumë trajnime profesionale por edhe gjithashtu edhe në trajnime me fokus marrëdhënien e tyre në çift dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve. Në jetën e tyre së bashku kanë jetuar në Tiranë, Vlorë dhe Dallas, TX. Kjo përvojë i ka ndihmuar të dy të kenë një përqasje të gjerë me kultura të ndryshme. Në këtë takim ata do të tregojnë për mënyra të ndryshme për të pritur mirë derisa dashuria të trokasë në zemrën e atyre që janë në pritje.

 

Datë 14 Shkurt ora 18:00
Vendi: IJR, Godina prapa TVSH-se.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen me email në: info.sotmeria@gmail.com
Kontakt:
Web: www.sotmeria.org
Facebook: Sotmeria

Hyrja falas.
Faleminderit!

 

Leave a Reply