Seminari i Dhjetorit

Map Unavailable

Date/Time
Date(s) - 06/12/2017
6:00 pm - 8:00 pm

Location
Instituti Jeta e Re

Categories No Categories


Sotmëria ju fton në Seminarin me folësin e vecantë Scott Liston.

Konsulent për Menaxhimin Ekzekutiv.
Ish-Ekzekutiv pranë Procter&Gamble.

Datë  6 Dhjetor, Ora 18:00, Tek IJR, godina prapa TVSH.

Tema e Seminarit:
Leadership for Success “Team Effectiveness”. 

A jeni drejtues i një ekipi?
Dëshironi të dëgjoni ide se si ta bëni ekipin tuaj më efektiv?

Nëse drejtoni një ekip me dy vetë apo një organizate me 100 njerëz, ejani të dëgjoni se si ta bëni ekipin tuaj efektiv duke përdorur Modelin e Ekipit 4 C-të.

Edhe nëse nuk drejtoni tani një ekip, ky seminar do t’ju ndihmojë të pregatiteni si udhëheqës.

Scott Liston është një konsulent menaxhimi dhe ish-ekzekutiv i kompanisë Procter & Gamble në SHBA i cili ka drejtuar shumë ekipe në karierën e tij 30-vjecare në biznes. Ai do të ndajë me ne koncepte të nevojshme për të maksimizuar performancën e skuadrës dhe ide praktike se si t’i zbatoni ato. Do të merrni njohuri se si të bëheni një lider më i mirë dhe se si të udhëhiqni ekipin tuaj drejt rezultateve më të mira.

SCOTT LISTON

Konsulent për Menaxhimin Ekzekutiv
Executive Management Consultant

Skot është Drejtor për Konsulencë dhe Këshillim Strategjik të “MLA Companies” në Dayton, Ohio, SHBA, duke ndihmuar pronarët e bizneseve dhe drejtuesit e njësive të biznesit për të lidhur planin strategjik me ekzekutimin.

Ai sjell eksperiencë të gjerë në zhvillimin dhe projektimin e strategjive  dhe hedhjen në treg të produkteve të reja, divizioneve të reja dhe të kompanive të blera, duke sinkronizuar indikatorët kyç të performancës dhe kompensimin e ekzekutivëve me standardet e tregut.
Skot ka punuar si Menaxher Kryesor Financiar, CFO, (Chief Financial Manager) në një biznes të ri në Miçigan, USA.

Dhe për një periudhë të suksesshme 22-vjeçare ka qenë udhëheqës ekzekutiv për financat e Presidentëve të Divizioneve dhe Zëvendës Presidentëve në kompaninë Procter & Gamble. Për tre vite ai ka punuar në një panel ekzekutiv të përbërë nga tre persona i cili rekomandon financimin e sipërmarrësve të teknologjisë komerciale nga universitetet kërkimore të Ohios dhe ne këtë rol ka vlerësuar me shumë se 300 propozime.

Ai punon edhe si Zëvendës President i Partnerët e Lidershipit Global (Global Leadership Partners) një organizatë jo-fitimprurëse e cila ofron në gjithë botën trajnim për udhëheqjen të një niveli shume të lartë. Misioni i organizatës është që të aftësojë udhëheqësit e ardhshëm përmes trajnimit që promovon atë lloj udhëheqje që bazohet të vlerat dhe qëllimi.
Skot ka një Master në Administrim Biznesi, me përqëndrim në Financë nga Universiteti i Indianas, ne Bloomington, Indiana, dhe një diplomë Bachelor për Administrim Biznesi nga “Grace College” në Winona Lake, Indiana. Ai është i martuar me Deb, e cila është rritur ne Tanzani, Afrika Lindore, ka katër fëmijë të rritur, ka përfunduar tre herë Triathlonin (3 garësh) “Ironman”.

Datë 6 Dhjetor ora 18:00
Vendi: IJR, Godina prapa TVSH-se.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen me email në: info.sotmeria@gmail.com
Kontakt:
Web: www.sotmeria.org
Facebook: Sotmeria

 

Leave a Reply