Projekti më i madh veror për profesionistë

Map Unavailable

Date/Time
Date(s) - 04/07/2017 - 05/07/2017
All Day

Location
Instituti Jeta e Re

Categories


Iniciativa Sotmëria fillon projektin më të madh veror për profesionistë.

Duke filluar nga datat 3 – 7 Korrik 2017, një grup profesionistësh Amerikanë vijnë në Tiranë gjatë kësaj jave, për të ndarë me ne eksperiencën e tyre dhe për të zhvilluar miqësi, një rrjet network-u me profesionistë Shqiptarë.  Në fokus 2 seminare super të mirë, të hapur për të çdo profesionistë.  Seminaret do te zhvillohen ditën e Martë, në datën 4 Korrik dhe ditën e Mërkurën në datën 5 Korrik.

4 Korrik – Seminar Profesional – Chris Hyland

“Arti i Komunikimit në Shekullin e XXI”

Bio: Ish ushtrak, tashmë ka 17 vite eksperiencë në fushën e programimit dhe biznesit.
I diplomuar në Akademinë e Forcave Ajrore të Amerikës, me nderime. I ka shpenzuar vitet e para të karrierës si një pilot i forcave ajrore duke udhëtuar në gjithë botën.
Tashmë një eksperiencë të gjatë në gushën e biznesit dhe të programimit dyke u marrë me shitje dhe menaxhim skuadrash.
Gjatë kësaj kohe ka qënë pjesë e një skuadre duke investuar dhe ndihmuar në ndërtimin e teknologjisë ‘Eagleview”.
Në bazë të kësaj ekspertize ai ka investuar dyke qenë drejtor dhe zëvëndës president i shitjeve. Ai është gjithashtu investitor marrëdhëniesh për kompaninë e teknologjive të reja “Hailstrike”.
Anëtarë i skuadrës zhvilluese për teknologjinë e motit në “MetLoop”. Chris-it i pëlqen palestra, futbolli, fluturimet, të lexojë dhe të kalojë kohë me djalin e tij.
Pikat kyçe të seminarit:
– Mentaliteti i komunikimit.
– Taktikat
– Përgatitja
Ora: 18:30
Vendi: Instituti Jeta e Re
Hyrja: Falas

5 Korrik – Seminar Shpirtëror – Mark Hapka

“Dashuria: Një dhuratë, një premtim dhe një urë drejt lirisë”

I diplomuar në Universitetin e Michiganit si Menaxher Sportivë. Aktualisht, jeton në Dallas. Ka punuar si konsulent marketingu sportivë në 3 vitet e fundit pranë “The Marketing Arm”.
Si një konsulent është i specializuar për zhvillimin e markave të strategjive sportive. Marku është negociator kontrataktues duke vendosur marrëveshje mes Red Bull të F1 dhe futbollit Amerikan. Gjithashtu, ka punuar për “NBA Dallas Mavericks” për 9 vite.
I pëlqen të vrapojë, peshngritja, dhe të kalojë kohë me gruan e tij.
 
Disa pika kryesore të seminarit:
– Histori nga jeta Personale
– Karakteri i Zotit
– Ura drejt shpëtimit
Ora: 18:30
Vendi: Instituti Jeta e Re
Hyrja: Falas

Oraret e përgjithshëm të javës

Gjatë gjithë kësaj javë do kemi kohë të kalojmë me të gjithë miqtë tanë Amerikan.  Ata janë hapur për kafe çdo mbasdite, ndihu i lirë të gjesh një kohë me secilin.

Të Hënën  18:30 – Takim Lutje tek Instituti Jeta e Re

Të Martën 18:30 – Seminari i Parë tek Instituti Jeta e Re

Të Mërkurën 18:30 – Seminari i Dytë tek Instituti Jeta e Re

Të Enjtën 18:30  – Takim Vajzash tek Instituti Jeta e Re

Të Premtën 17:30 – Fillon Retreat Shpirtëror!  Kliko këtu për tu regjistruar –>

Oraret e Amerikanëve gjatë javës:

Nëse keni dëshirë të takoni dikë prej tyre personalisht dhe të pini kafe me miqtë Amerikanë, ata do të jenë të lirë në këto orare si më poshtë.

Kontaktoni me ne përmes email-it, na shkruani ne inbox në Facebook ose na dergoni një sms në telefon.

Stafi dhe partnerët e Sotmërisë do të jenë gati për të organizuar një kafe me ta.

Leave a Reply