Seminar Mujor në Dhjetor – Si të triumfosh në një mjedis të korruptuar

Map Unavailable

Date/Time
Date(s) - 07/12/2016
6:00 pm - 8:00 pm

Location
Instituti Jeta e Re

Categories


markcrawford_adMark Crawford, i diplomuar në Universitetin e Majamit në Ohaio, zotëron një Master nga Universiteti “Kolegji i Londrës” në Mbretërinë e Bashkuar.

Si qytetar Amerikan është aktiv në politik dhe ka mbi dy dekada në sipërmarje e menaxhim. Ka themeluar një numër të madh kompanish dhe aktualisht shërben në 5 borde korporatash duke u marrë me burimet financiare, natyrore dhe produksione filmike. Ai punon përkrahë Ambasadës Amerikane në Shqipëri si presidenti i “Dhomës Amerikane të Tregëtisë”. Gjithashtu, është zëvëndës president për “Çështjet Legjislative të Partisë Republikane” për marrëdhëniet jashtë shtetit. Crawford ka qënë administrator për fondet e “Ndërmarrjeve Shqiptaro-Amerikane”, i cili është autorizuar nga “Akti SID” dhe nga “Kongresi Amerikan” i themeluar nën presidentin Xhorxh Bush, dhe më pas i inkorporuar nga presidenti Klinton. Crawford është partner themelues i “Auditin BDO & Këshillim”, ka punuar në mënyrë vullnetare në stafin e departamentit të thesarit të Amerikës dhe në “Tregjet e kapitaleve në Kosovë”. Crawford ka dhënë mësim në disa universitete.

Tema: “Si të triumfosh në një mjedis të korruptuar”
Data: 7 Dhjetor
Ora: 18:00
Vendi: Kati I 3-të tek “Instituti Jeta e Re”, prapa TVSH

Leave a Reply