“Retreat” me Profesionistë  të Krishterë!

Loading Map....

Date/Time
Date(s) - 07/07/2017 - 09/07/2017
5:30 pm - 5:00 pm

Location
Dajti Park Hotel

Categories


Fundjavë me Profesionistë  të Krishterë në Dajt!

Të dashur miq,

Jemi duke planifikuar një fundjavë të veçantë inkurajimi, rifreksimi në Zotin si një mundësi për të zhvilluar komunitet mes nesh, gjatë datave 7-9 Korrik në Dajtë.

Dëshira jonë për këtë kohë është të mblidhemi së bashku për të mësuar nga fjala e Zotit, për miqësi dhe çlodhje. Një mundësi e mirë për të investuar në aspektin shpirtëror nëpërmjet mësimëve që do të ndajnë nga Bibla miqtë tanë dhe ndarjes së eksperincave tona personale në ecje me Zotin.

Folësit e fundjavës janë:

1. Klaudia Korona  – Tema: “Te jetosh me perspektivën e përjetësisë”

2. Amber Hapka – Tema: “Si të integrosh punën me dëshiminë”

3. Gordon Burgett – Tema: “Baza teologjike e lutjes efektive.”

*Kostoja e fundjavës – 3.000 lekë personi (përfshihen transporti, ushqimi, qëndrimi në hotel).

Hoteli ka pishinë. Kjo është kosto ekstra, çdo person paguan personalisht nëse ka dëshirë ta përdorë.

 

REGJISTRIMI DUHET BËRË MË PARË!  Regjistrohu tani –>

 

Nisja: Ora 17:30 nga Tirana.

Vendi i nisjes: do e komunikojmë përmes emailit ose mund të përdorni transport personal.

Aktivitetet kryesore të fundjavës:

  •  Dita e Parë – E Premte, 6 Korrik 2017.

– Mbërritja dhe akomodimi në Hotel.

– Kohë adhurimi  së bashku.

– Darka

– “Game Night”.  Një mundësi për t’u miqësuar me njëri-tjetrin, bashkë me shokët tanë Amerikanë pëmes lojërave të ndryshme derisa të shkojmë për të fjetur :).

  • Dita e Dytë – E Shtunë, 7 Korrik 2017.

– Adhurim dhe devocion.

Sesionin e Parë“Si të kemi një përspektivë të përjetshme” – Klaudia Korona  .

Sillni me vete një bllok shënimesh dhe një stilolaps 🙂

– Kohë diskutimi nëpër grupe.

– Dreka
– Aktivitete Sportive dhe kohë e lirë!

Sesioni i dytë: “Si të integrosh punën me dëshimimin tuaj personal”Amber Hapka.

– Grupe diskutimi

– Darkë festive dhe kërcime.

 

  • Dita e tretë – E Diel, 8 Korrrik 2016.

– Adhurim dhe devocion

– Sesionin e Tretë“Baza teologjike e lutjes efektive”- Gordon Burgett

Mbas folësit do të flasim për shërbesën “Sotmëria” dhe si mund të përfshihesh në të ardhmen.

– Falenderime

– Dreka në 13:00

– Kohë e lirë deri kur të largohemi në orën 17:00.

 

Për çdo pyetje, ju lutem na shkruani personalisht. 

Jemi të gëzuar që kemi këtë mundësi për t’u mbledhur së bashku!!!

 

 

 

Regjistrohu Këtu!

Bookings

Bookings are closed for this event.

Leave a Reply