Konferencë për Profesionistët në Durrës

Map Unavailable

Date/Time
Date(s) - 11/02/2017 - 12/02/2017
All Day

Location
Tropikal Resort

Categories


Informacion për Pjesëmarrësit e rregjistruar!

Përshëndetje miq,

Faleminderit që jeni regjistruar dhe keni zgjedhur për të kaluar këtë fundjavë në konferencën tonë për beqar me temë: “Dashuria të zgjedh ty”.
Jemi të gëzuar që do jemi së bashku dhe shpresojmë qe do jetë një eksperience e veçantë për secilin.
Gjatë konferencës folësit tanë do jenë duke ndarë dhe inkurajuar me mësime personale që kanë nxjerrë vet në këtë fushë.
Sigurisht që do ndajnë me ne parime Biblike mbi të cilat ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre në çiftë.

Jemi të bindur që ka për të qënë një kohë me përfitim për secilin prej jesh në zhvillimin e marrëdhënive shoqërore dhe në çdo aspekt.

Ky ka informacione që lidhen me fundjavën tonë. Do e vlersonim nëse do ta lexoni me vëmendje deri në fund.

Transporti:

Kemi prenotuar një autobuz, i cili do të niset të Shtunën në orën 15:30. Vendi ku do t’ju presë autobuzi do të jete përballë Katedrales Katolike “Shën Pali”, që ndodhet në unazë, përballë me ETC, ose mbrapa ish hotel Dajtit.
Autobuzi do të pres aty max 10 min. Ju lutem, ejani në orar, pasi autobuzi nuk mund të rrijë në rrugë për shumë kohë.

Orari:

E Shtunë – 11 Shkurt.
15:30 – Nisja me autobuz tek Unaza para Katedrales Katolike, përballë me ETC.
16:00 – 17:00 – Rregjistrimi për Konferencën në Hotel.
17:00-17:30 – Kafe, çaj. (Mirëseardhja)
17:30-18:00 – Mblidhemi tek salla.
18:00-20:00 – Sesioni i parë. Beqaria si një stinë për tu gëzuar.
20:30 – 23:00 – Darkë festive.

E Diel, 12 Shkurt.
7:00 – 9:30 Mëngjesi dhe kafet e mëngjezit.
10:00 – 12:00 Sesioni i dytë. “Si të bëhem i duhuri, ndërsa kërkojë për të duhurën”.
12:00-12:30 – Foto e Konferencës.
12:30 -14:00 – Dreka.
14:30 – 15:30 – Kohë sportive djemtë futboll/ Kohë vajzash
16:00- Largimi.

Çfarë duhet të marrim me vete?

– Një mendje dhe zemër të gatshme për të mësuar dhe kënaqur. ????
– Mos harroni të merrni sendet tuaja personale.
– Të Dielën kemi kohë sportive. Për djemtë mund të merrni veshje sportive për të luajtur futboll tek kalçetoja e hotelit.
– Ju lutem, sillni pagesën për konferencën (1500 lekë) e cila do bëhet në momentin e regjistrimit ne hotel dhe të marrjes së çelsit.

Për çdo pyetje, ju lutem na shkruani në: iniciativa.sotmeria@gmail.com

Faleminderit dhe shihemi në Konferencë.

Stafi i Sotmërise.

 

 

Bookings

This event is fully booked.