Dy Seminare në Tetor

Seminaret me Tema të Veçantë

Nje jave e mbushur me emocione, miq te rinje dhe bashkepunime te reja. Dy seminaret u zhvilluan ne datat 24-25 tetor 2016, ku si folësa kishim dy ekspertë me famë botërore Ralf Juhre – Trajner Biznesesh, dhe Profesori i Shquar dhe Investitori, Prabhu Guptara.

U treguan menyra si të përmirësoni dhe të krijoni strategji si udhëheqës dhe të sigurojmë ndjekës të përkushtuar në biznesin apo ekipin, si të ndryshojmë kulturën  dhe të arrijmë rezultatet që duam.

U njohëm me analizën e Prof. Prabhu Guptara se si të përdornim trendet globale dhe përfundimet e studimit të tij mbi ekonominë dhe biznesin në Shqipëri, për të siguruar sukses për biznesin.

Një Panel me Pyetje & Përgjigje ku folësit treguan për parimet mbi të cilat bazojnë suksesin e tyre dhe vendin që ka besimi në jetën e tyre personale dhe profesionale.

 

ralf_sentadoSEMINARI I: Ralf Juhre -  "Sekreti i Autoritetit të Natyrshëm në Lidership"

 ekspert dhe trajner që ndihmon bizneset të mendojnë Jashtë Kutisë dhe të zgjidhin Bllokada Mentale. Ai është specialist për Ndryshime të Paradigmave.

Si folës dhe trajner me eksperiencë më shumë se 20 vjeçare ai Demaskon Modele Destruktive të Sjelljes në biznese dhe organizata dhe i ndihmon të Ndryshojnë në Modele Konstruktive të Sjelljes. 
Themelues i një sërë organizatash fitimprurëse dhe jo fitimprurëse ai është Drejtor i një Agjensie Ndërkombëtare Trajnimesh dhe Konsultimesh.

Ai ka studiuar ekonomi dhe është specializuar në ndryshim kulture, ndryshim lidershipi dhe zhvillim organizacional. Ralf është autor i një sërë librash për menaxhimin. 

 


 

 

SEMINARI Iprabhu-guptaraI: Prof. Prabhu Guptara -"Trende Globale dhe e Ardhmja e Shqipërisë" -"Si t’i Përdorësh për një Biznes të Suksesshëm"

njihet si Profesor i Biznesit Global, Menaxhimit dhe Politikave Publike por edhe si Këshilltar për qeveri të ndryshme, mes të cilave edhe i Qeverisë Britanike.

Investitor, CEO, drejtues dhe anëtar bordesh në shumë kompani dhe organizata, ai ka punuar për një nga bankat më të mëdha në botë, është organizator dhe moderator i Workshopeve dhe

Konferencave Ndërkombëtare të Biznesit dhe është kontribues në televizionet dhe radiot kryesore të Britanisë së Madhe. 

Përvoja e tij është e lidhur me një sërë kompanish dhe organizatash si: the Associated Banks Institute (Gjermani), Barclays Bank (UK), British Petroleum (UK), Cultor (Finlandë), Deutsche Bank (Gjermani), Nokia Telecommunications (Finlandë), etj.

 

 

 

Leave a Reply