Karakteristikat e një Udhëheqësi të Madh

Paul Johnson e nisi seminarin  e tij me një listë të karakteristikave të një udhëheqësi, duke renditur secilen prej tyre sipas rëndësisë që ato kanë. Duke u bazuar në librin e Jim Collins ‘Good to Great’, i cili ka studiuar 500 kompani të ndryshme për arritjet e tyre në tregun botëror.  Dhe vetëm njëmbëdhjetë kompani arrinin të plotësonin kushtet e tij. Dhe këto ishin më të sukseshme pasi kishin të përbashkët: një udhëheqës me një kombinim unik të vullnetit profesional dhe përulësisë personale. Këta udhëheqës ai i quajti “Liderat e nivetit të 5-të”. Ndërkohë që vullneti profesional mund të duket i dukshëm nëpërmjet punës, përulësia personale e një udhëheqësi është e vështrë të shfaqet ndërkohë që ai drejton. Karakteristikat që një lider apo udhëheqës të quhet i tillë është Përulësia që ata kanë dhe vullneti Profesional.

Përulësia: Studimi i Collins-it shqyrtoi kompanitë të cilat kishin pasur ndryshime të mëdha në historinë e tyre gjatë 15 viteve, të cilat ishin mbi nivelin e trgut. Dhe vetëm 11 kompani i plotësuan këto kushte, njëra prej të cilave ishte Kimberly-Clark. Një shëmbull konkret nga libri i Jim Collins “Good to Great” është Darwin Smith, Ceo i Kimberly-Clark, ku në një intervistë të bërë, ai është përgigjur: “se gjatë gjithë jetës se tij ka pasur vendosmëri për të përfunduar punën e ngarkuar. Si dhe nuk kam rreshtur kurrë së mësuari apo së kualifikuari për punën e time” Udhëheqësit e nivelit të 5-të kanë shfaqur një etike pune të zjarrtë dhe gatishmëri për të marrë vendime të rrezikshme në të cilat kompania do të përfitonte. Kur vendimet e tyre kishin sukses, udhëheqësit e Nivelit 5 i kalonin meritat tek stafi i tyre dhe puna që ata kishin bërë. Por kur kompania ishte në kohë të vështira ata pranonin fajin e tyre dhe përpiqeshin për ide të cilat do ta nxirrnin kompaninë nga situata e keqe. Udhëheqësit e mirë janë të qetë, të përulur dhe të mëshirshëm. Përulësia që kanë drejtuesit e vërtetë, është se ata e trgojnë dhe tek stafi i tyre, si dhe kërkojnë të njëjtën gjë dhe nga ata. “Kush është i zgjuar midis jush, le ta tregoj këtë gjë me vepra përulësie”

Vullneti Profesional: Kërkon vendosmeri, në vendimarrje, në ide të reja dhe në menaxhimin e stafit. Udhëheqësit janë ndryshe nga të tjerët sepse kanë aftësi për arritur me sukses drejt përfundimit të një detyre. Nëse një lider nuk i bën punonjësit të prodhojnë apo të japin më të mirën e tyre, ata do të largohen nga puna. Nuk do ta pëlqejnë më, dhe do të kërkojnë diku tjetër ku do të mund të prodhojnë si duhet nëpërmjet aftësive të tyre. Liderat kalojnë kohë me punonjësit e tyre, duke i ndihmuar në vështirësitë që kanë. Dhe ai është aty duke dhënë shëmbullin si mund të bëhët një punë apo të drejtohet ajo. Ka integritet dhe është I sjellshëm me njerëzit që e rrethojnë. Ku integriteti është ajo çfarë themi dhe më pas e bëjmë, këtë cilësi jo të gjithë drejtuesit  e kanë. Dhe një lidër si fillim është punonjësi më I mirë, I cili e bën punën duke dhënë më të mirën nga vetja e vete dhe pastaj është një udhëheqës I zoti dhe I përulur.

Përveç cilësive të mësipwrme veçori të tjera të një lider janë:

Empatia: Krijimi i një raporti legjitim me stafin apo skuadrën ku je duke punuar e bën më të lehtë komunikimin dhe krijon më shumë  afrimitet dhe mardhënje me ta. Kur punonjësit e dinë së drejtuesi i tyre i kupton shqetësimet e tyre, atëhere ata do të kenë më shumë gjasa të punojnë me këtë drejtues dhe të ndajnë vizionin me të, në vend që të nxisin ndjenja negative në punë apo në marrdhënjë me njëri-tjetrin.

I qëndrueshëm: Të jesh një udhëheqës i qëndrueshëm do të thotë të fitosh respekt dhe besueshmëri tek njerëzit që të rrethojnë, gjë që është thelbësore për tu pëlqyer nga antarët e grupit. Duke vendosur një shembull të qëndryueshmërisë, drejtësisë dhe besueshmërisë, njerëzit përreth do të dëshirojnë të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Ndershmëria: Një tjetër karakteristikë e një udhëheqësi, që i jep atij besueshmëri. Ata që janë të ndershëm, veçanërisht në lidhje me shqetësimet apo problemet e stafit, e bëjnë atë një udhëheqës më të pëlqyer, sepse punonjësit e tij e dinë se problemet e tyre do të adresohen apo do të marrin zgjidhje në vënd që të shmangen.  Ndershmëria gjithashtu krijon vlerësim dhe performancë më të mirë tek të tjerët.

I komunikueshëm: Komunikimi efektiv ndihmon që ekipi të punojë në projektet e duhura me qëndrimin e duhur. Nëseudhëheqësi komunikon në mënyrë efektive rreth pritshmërive që ka, problemeve dhe këshillimit, njërzit  do të reagojnë me efikasitet dhe do të përmbushin qëllimet e tyre dhe të liderit gjithashtu.

Fleksibiliteti: Jo çdo problem kërkon zgjidhje të njëjtë. Një udhëheqës i zoti duhet të jetë fleksibël për idetë e reja si dhe me mendje të hapur për mënyrën se si duhet ti shqyrtoj ato.


Paul Johnson ka qenë Presidenti i dyqanit të librave Johnson në Springfield, Massachusett. Ai ishte brezi i katërt në familjen e tij që drejtoi firmën e cila ka pasur 75 punonjës dhe disa godina të pasurive të paluajtshme.

Në 1999, Paul u vendos në Greenville në Karolinën e Veriut si një konsulent dhe specialist biznesi në zhvillimin e drejtuesve. Në 2006 Paul dhe gruaja e tij Suzana filluan të punojnë në Europën Lindore, duke jetuar në Poloni. Në Mars të këtij viti ata erdhën të jetojnë në Tiranë.
Paul dhe Suzana kanë 4 fëmijë të rritur dhe 4 nipër dhe mbesa.

 

Leave a Reply