Si të Fitosh Miq dhe Të Influencosh

Si të influencosh dhe të fitosh miq!

Miqtë dhe miqësia si në kohët e hershme edhe në ditët e sotme i japin një vlerë shumë të madhe çdo individi. Por të fitosh miq të mirë është art më vete!

Në seminarin e Majit, folësi jonë i nderuar Z.Altin Zefi na tregoi tre histori të ndryshme, shumë interesante, për miqësinë dhe arsyet se përse ne ndërtojmë marrëdhënie miqësie. Ku bazohemi? Cilat janë kriteret dhe cilësitë që na pëlqejnë tek të tjerët? Folësi për secilën histori evidentoi një karakteristikë mbi të cilën është e bazuar miqësia mes njerëzve.

Miqësia e bazuar në forcë: Në Epin e Gilgameshit, do të shohim një miqësi midis Gilgameshit, mbret i Urukut, dhe Enkidu. Ky mbret është duke shtypur popullin e vet dhe Enkidu është i dërguar nga perënditë për të ndaluar Gilgameshin. Pas një luftimi Gilgameshi dhe Enkidu bëhen miq të ngushtë. Së bashku, ata udhëtojnë në Malin Cedar dhe mposhtin Humbaban. Më vonë ato vrasin Demin e Qiejve, të cilin perëndesha Ishtar e dërgoi për të dënuar Gilgameshin. Si një ndëshkim për këto veprime, perënditë dënojnë Enkidun me vdekje.Gilgameshi si njeri i gëzimeve dhe hareve nuk kishte menduar më parë rreth vdekjes dhe kuptimit të jetës së njeriut deri në çastin kur miku i tij i ngushtë Enkidui vdes. Gilgameshi ndryshon qëndrimin ndaj jetës dhe vihet në kërkim të jetës së amshuar duke u bërë i vetëdijshëm për rëndësinë e jetës dhe fatin e tij. Por miqësia e tyre ishte e bazuar në forcën fizike që ata të dy shfaqnin, duke qënë të sigurtë me njëri-tjetrin. Por kjo hipotezë ka disa mangësi. Çfarë ndodhë me miqësinë kur njerëzit nuk janë të fortë por janë të dobët fizikisht? Çfarë ndodhë me drejtësinë dhe të vërtetën në këtë rast?

Fito dhe Influenco Miq: Në librin me të njëjtin titull, Dale Carnegie tregon teknika të ndryshme se si mund të bëjmë miq shumë të mirë dhe të jemi një ndikim për njëri-tjetrin. Duke e bazuar miqësinë në disa parime, të tilla si: mos kritiko, mos dëno; ji një dëgjues i mirë dhe inkurajo duke folur për veten tënde; mundohu të mbash mend emrat e miqve të rinj që takon; bëje personin tjetër të ndjehet i rëndësishëm, dhe bëjë këtë sinqerisht. Psikologu i njohur botëror B. F. Skinner tregoi se një kafshë e shpërblyer për sjellje të mirë do të mësojë shumë më shpejt dhe do të mbajë mend atë që mëson shumë më tepër se një kafshë e dënuar për sjellje të keqe. Që atëherë, studime të mëtejshme kanë treguar se ky parim vlen edhe për njerëzit. Kritikimi i të tjerëve nuk jep asgjë pozitive. Ne nuk jemi në gjëndje të bëjmë ndryshime të vërteta duke kritikuar njerëzit, dhe shpesh jemi përballur me pakënaqësi. Është e rëndësishme të mbani mend se kur kemi të bëjmë me njerëz, nuk kemi të bëjmë vetëm me krijesa logjike, por me krijesa të emocioneve, të cilët janë të motivuar nga krenaria dhe egoja. Prandaj është e rëndësishme të njohim disa parime bazë rreth miqësisë. Por kjo mund të çojë në atë që quhet dashuri manipuluese, që duke përdorur disa teknika ne mund të manipulojmë miqësinë e sinqertë që mund të kemi për përfitime personale apo të rrethit shoqëror.

Miqësia e bazuar në dashuri sakrifikuese: Për të ilustruar këtë karakter të miqësisë Altini dha si shëmbull historinë e Princit Xhonatan dhe bariut David. Davidi edhe pse bari ishte zgjedhur nga Zoti të bëhej mbret në vënd të Saulit babait të Xhonatanit. Kur Sauli e merr vesh këtë gjë, përpiqet të vras Davidin, por djali i vetë del në mbrojtje të mikut të tij duke e paralajmëruar për rrezikun që i kanosej dhe duke e fshehur nga babai i tij.

Xhonatani rrezikon të vritet nga mbreti pasi kishte thyer ligjin dhe urdhërin e tij. Ai sakrifikon dhe veten për miqësinë e tij me Davidin, pasi besonte se ai do të shpëtonte nëpërmjet Davidit. Dhe zgjedhja e tij nuk është e bazuar vetëm në ndjenja por edhe në fakte dhe në atë që ai besonte se do të ndodhte më pas. Kjo është një miqësi që ia vlen ta mbash pranë. Sakrifiko për miqtë duke i fituar ata nëpërmjet sakrificës.

 Tani mund të kontrollosh veten çfarë miku/mike je. A i ke këto cilësi? Nëse jo, zbulo me cilën duhet të punosh).

Cilësitë e një miqësie të vërtetë:

  • Dashuri e vazhdueshme, e cila nuk ndërpritet. Dashuria jote për të nuk ndryshon, ajo është e njëjtë pavarësisht çdo gjëje.
  • Kujdes Emocional. Kur miqësia është e vërtetë, tregon kujdes për gjëndjen emocionale të mikut/mikes. Kujdesesh për mënyrën se si ia thua gjërat dhe e inkurajon në rastet e dekurajimit.
  • Thotë të vërtetën. Edhe pse është e vështire një mik i mirë të thotë gjithmonë të vërtetën sepse të do fortë.
  • Këshillë.  Miqtë japin gjithmonë këshillën e duhur, dhe analizojnë për ty më shumë se ti analizon për veten.

Leave a Reply