Kriza Moderne e Identitetit!

Kush Jam Unë Sot!

Kush jam unë? Cili është identiteti im? Ai që më atribuon kultura dhe shoqëria! Ai që unë arrij? Apo ai që unë pohoj se jam?

  • Ç’farë është identiteti?

Pyetjet “Ç’fare, Pse, Kush” që ja bëjmë botës, të njëjtat pyetje i drejtojmë dhe vetes tonë, duke ditur se njeriu ka aftësinë të vlersojë gjthëçka. Indentiteti është historia që i themi vetes për veten, dhistori që i jep kuptim dhe koherencë përjetimit tonë. Ka disa mënyra mendimi që tregojnë për identitetin. Një ndër këto mendime është: një qëndër e brëndshme. Thelbi në brëndësinë e qënies së njeriut, I cili mund te jetë në të njëjtën kohë, baba, bashkëshort, gjysh, shok, etj. Cfardo roli të ndryshëm të kemi në jetë, në thelb ne jemi I njëjti person. Dhe është identiteti ai që bën të mundur thelbi I cili luan role të ndryshme. Alasdair Macintyre ka thënë: "Mund të dimë çfarë duhet të bëjmë vetëm nëse i përgjigjemi pyetjes parësore " cilës historie më të madhe i përkasim?"

  • Pse është i rëndësishëm Identiteti?

Është e rëndësishme të kemi thelbin të sigurtë e brëndshëm në mënyrë që të kemi stabilitetin. Kështu nuk lëvizim në bazë të prirjeve që njerzit e tjere kanë për ne. Kjo lidhet me qëllimin që kemi. Kur e di kush je, e di gjithashtu se cfarë duhet të bësh! Një identitet i sigurtë na jep ne një sens vlere dhe kontributi për jetën tonë. Kur nuk kemi stabilitet të thelbit të brëndshëm, përballemi me mosvlersim të vetes si dhe me problemin e këmbënguljes për të arrirë detyra të ndryshme.

  • İdentiteti mund të jete: i atribuar, i arritur, por edhe i pohuar.

1) İdentiteti i atribuar ose i dhënë, lidhet realisht me familje. Prejardhjen dhe backgroundin ku jemi rritur, ai mund te jete i sforcuar nga orgjina e familjes tënde, sepse nuk të prezanton ty si person por historine ku ti je rritur, vlerat që ambjenti të ka dhënë. Mbiemri yt, psh, është një atribues i identitetit tënd. Ky lloj identiteti përfaqëson një masë të gjerë të popullsisë.

2) Identietit i arritur, është i bazuar në arritjet e tua personale. Secili nga ne qe e vendos vleren e vet në baze të arritjeve të e ka lënë veten jashtë kontrollit të vet, sepse eshte nje identitet i varur tek arritjet.

3) Mundësia e tretë është ta pohosh Identitetin tend. Zgjidhja është që Ti thuaj Kush Je në një mënyrë unike. Pavarsishtë nga statusi ku je, nga prejardhja jote apo nga arritjet e tua. Kjo mënyrë prezantimi varet nga vullneti yt. Madona thotë: "Unë jam eksperimenti im, unë jam vepra ime e artit." Ç’fare ndodh kur përfundon aftësia jote për të thënë kush je? Cili është kufiri i fuqise së vetes për ta përcaktuar aftësine e vetes? Dhe riperkufizimi mund të jetë i rrezikshem. Sepse e para është imperializmi i vetes dhe e dyta është pasiguria e vetes. Është sensi i vetvleresimit në bazë të respektit apo vleresimit që kane njerëzit për ty,

Vlersimi në bazë të arritjeve të tua! Kush jam une? Un jam vetja kështu që vetja duhet ta dijë pergjigjen e unit, prandaj nënvetvete kjo është një pyetje tallëse. Njerezit kanë nevojë për një identitet të sigurtë që është i pavarur nga arritjet madje dhe nga propaganda që i bejnë vetes.Psikologjia u përgjijet pyetjeve me "çfare" ndersa filozofia pyetjeve me "pse"!  Kështu që futemi në filozofi ndërmjet kësaj pyetje.İdentieti i njeriut në fakt është bazuar tek imazhi i Zotit, dhe ne jemi krijuar me një qëllim të caktuar. Mund të di çfare duhet të bëj vetem nëse i përgjigjem pyetjes paresore "Ciles histori i Përkas?" Është një udhëtim që të gjithë duhet ta bëjme për identetitetin tone!

Për te lexuar të gjithe artikullin, kliko mbi link: Who I Am Today!


Glyn Harrison

Ish profesor i Universitetit të Bristolit në Britaninë e Madhe, ka drejtuar departamentin e Psikologji - Psikiatrisë.

Fushat e tij të kërkimit shkencor përfshijnë studimet mbi devijimet psikogjike, psikozat, vlerësim i kujdesit parësor dhe epidemologjinë.
Ai ka qenë President i Federatës së Epidemologjisë Psikiatrike. Tani ai shërben si një folës dhe akademik në fushat e psikologjisë dhe besimit, neuroshkencës dhe psikiatrisë.

Dr. Glynn ka folur në disa universitete në Britaninë e Madhe, Gjermani, Finlandë, Danimarkë etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

One Comment

Leave a Reply to Genti Cancel reply