Zhvillimi i një Karriere të Sukësesshme

Ndryshe nga herët e tjera Sotmëria oragnizoi një javë të vecantë në muajin Mars. Ku surpriza ishte një grup shumë i veçantë nga Dallas, TX.  Marsi na bekoi me miqësi, këshilla, dhe mësime të mira gjatë gjithë javës së tij. Pjesa kryesorë e javës erdhi të mërkurën, kur Paul Henri foli për temën "Zhvillimi i një Karriere të Sukseshme dhe Ndërtimi i një Skuadre të Fortë."  Ai ndau me ne eksperiencën e tij, sfidat, mësimet si dhe këshilla shumë të mira se si duhet të ndërtojmë një karrierë. Drejtimi i një skuadre është punë e vështirë, pasi duhet të punosh me karakterin e gjithësecilit dhe të zbulosh dhuntitë dhe motivimin e gjithësecilit në skuadër.  Duke kaluar vet përmes sfidave dhe duke vendosur të tjerë ne to, atehere prodhon rritje ne kompani.

Për tu rritur profesionalisht, duhet të kuptosh vlerat, qëllimet dhe synimet e tua. Mendo për aftësitë apo eksperiencat që do të kesh nevoje dhe si mund ti zhvillosh këto aftësi.  Dhe asnjëhere mos ndalo së mësuari, dhe pasi ke bërë këtë ndaje me  të tjerët atë që di. Shpesh mund të jesh e pakënaqur me punën apo pozicionin që ke apo fazën ku je aktualisht. Por ti je aty për një arsye! Kështu që bëje punën tënde sa më mirë të mundesh dhe ki parasysh se asgjë nuk shkon sipas planit që ke bërë. Gjatë rrugës profesionale ka dhe zgjedhje të vështira; ki pritje realiste; kupto pikat e tua të forta dhe duhet të dish deri ku shkojnë limitet e tua. Bota rreth nesh po ndryshon prandaj ji i hapur për mundësi të reja, merr disa rreziqe dhe përsëri asnjëherë mos ndalo së mësuari!! Bëj që aftësitë e tua personale dhe profesionale të rriten dhe të zhvillohen nga kjo. Duke ndërtuar një skuadër me bashkëpunëtorë për të arritur qëllimet dhe Suksesin e të gjithëve në punën tënde.

Pjesa më argetuese e javës erdhi të premtën ku festuam. U prezantuam me pjezëza të të dyjave kulturave atë Shqipëtare dhe asaj Amerikikane. 

Për ju që nuk na erdhet, Ju mirëpresim herën tjetër!

 

 

 

Të Marten, 14 Mars

Një grup i madh ushtarakësh u mblodh të degjojë nga Gjenerali Kuentin “Pete” Peterson, i dal në Pension si Pilot i Forcave Ajrore të SHBA-së, Komandant, Projektues dhe Analist.  Gjatë karrierës se tij, Pete ka zhvilluar aftësi të forta në lidership, mentorim dhe marrjen e vendimeve.  Pete foli edhe për rëndësinë e karakterit në punën e një udhëheqësi. 

Ju mund ta lexoni power-pointin e tij këtu: https://docs.google.com/presentation/d/123eJNBnrIHrTup422SW1Ef5p1DrxMp_DfrvurFievUk

Të Mërkurren, 15 Mars

Siç bëjmë çdo muaj, Sotmëria prezantoi një folës dhe temë shumë interesant në seminarin tonë.  Paul S. Henry, i dalë në pension si Drejtor Finance në Korporatën Kimberly-Clark, foli për zhvillimin e karrieres tënde, dhe si të ndërtosh një skuadër të fortë tek puna.  Ju mund ta degjoni prezantimin e tij këtu (19.4 MB):

Shikojeni edhe power-pointin këtu: https://docs.google.com/presentation/d/1yxQGbBU7KUSJIL5-1w-Z4cAn4wetZPtkBpXGLltVV6A

Të Premten, 17 Mars

Kaluam kohë shumë të mirë se bashku duke festuar. Në të cilin zbuluam më shumë për kulturen Amerikane, treguam pak edhe për kulturen Shqiptare.  U kënaqëm duke kërcyer, luajtur, shijuam ushqime tipike Amerikane dhe njohëm miq të rinjë. Kjo është një mundësi e mirë që të zhvilloni rrjetin tuaj të miqësise!

Heren tjetër të mirëpresim TY! 

 

One Comment

Leave a Reply to bruna Cancel reply