Rreth Profesionistëve

Lëvizja mes profesionistëve ofron seminare për zhvillimin profesional duke ndihmuar profesionistët të shkëlqejnë në vendet e tyre të punës. Kjo mundësohet nëpërmjet seminareve mujore, grupeve të diskutimit dhe të shkëmbimit të ekperiencave. Ne jemi profesionistë në fusha dhe mosha të ndryshme, të bashkuar nga dëshira e madhe për të njohur njerëz të rinj dhe për të ndarë nga eksperiencat tona, me synimin për të arritur një qëllim më të madh në jetë duke integruar jetën profesionale dhe atë shpirtërore.

Synimet tona:

  • Zhvillimin profesional, personal dhe shpirtëror për të arritur një ndikim maksimal.
  • Ndërtimin e marrëdhënieve kuptimplota personale dhe profesionale.
  • Influencim pozitiv për të ndikuar një udhëheqës, ndryshuar një komunitet, transformuar një komb.

Ofrojmë:

Ky është stafi ynë

Genti Tupa

Inxhinier Elektronik në drejtimin Telekomunikacion. Ka punuar 2 vjet në një ISP (Internet Service Provider). 2 vjet në fushën e medias "Rregjistrim dhe Editim Videosh.

Erjona Tupa

Diplomuar në Universitetin Fan Noli në Korçë. Tani staf me Sotmërinë duke ndihmuar profesionistët të zhvillohen.

Bela Memushi

E diplomuar në Fakultetin e Filologjisë, Dega Gj-L. Ka punuar për më shumë se 9 vite me studentët. Tani e apasionuar për të ndikuar dhe ndihmuar në zhvillimin e profesionistëve infuencues.

Gordon Burgett

Ka punuar 5 vjet si Inxhinier Informatik ne Dallas, TX. Tani punon me Sotmerinë