Rreth nesh

Biznesmenët janë influencues. Ata janë të suksesshëm dhe kanë ndikim në komunitet, politikë, shoqëri, etj. Biznesmenët janë si një motorr i fuqishëm, por që një motorr të japë shpejtësi maksimale, ka nevojë për karburant cilësor. Sotmëria dëshiron të jetë shtesë karburanti fuqizues që do t'ju çojë përpara në aspektin profesional, personal dhe shpirtëror. Sotmëria ofron trajnime dhe mentorim për biznesmenët dhe drejtuesit në tregun e punës përmes ekspertëve të huaj, përmes grupeve te vogla me biznesmenë, forumeve, dhe shkëmbimit të eksperiencave edhe në rang global. Ne jemi drejtues, pronarë biznesesh, sipërmarrës dhe ekzekutivë, të bashkuar nga një dëshirë e përbashkët: “Të ndjekim një qëllim dhe kuptim më të lartë dhe më të madh në jetë, duke integruar jetët tona profesionale dhe shpirtërore.”

Qëllimi ynë:

  • Të maksimizojmë impaktin tonë personal, përmes rritjes si individë dhe biznesmenë.
  • Të ndërtojmë marëdhënie domethënëse personale dhe biznesi.
  • Të ndikojmë pozitivisht komunitetin, kombin dhe botën.

Çfarë ofrojmë:

Në aspektin profesional

Ne ofrojmë trajnime dhe seminare të ndryshme mbi zhvillimin e aftësive të udhëheqjes, administrimit të biznesit, ekipeve efektive, shitjet, si dhe grupe të vogla diskutimi ku udhëheqësit mësojnë duke shkëmbyer përvoja me njëri-tjetrin.

Në aspektin personal dhe në forcimin e karakterit

Ne organizojmë seminare mbi integritetin, etikën, duke sjellë edhe eksperiencën e udhëheqësve shqiptarë apo të huaj të cilët flasin nga përvoja personale.
Gjithashtu ofrojmë trajnime për Inteligjencën Emocionale, një aspekt që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e efektivitetit dhe bashkëpunimit në punë mes anëtarëve të ekipit apo kompanisë suaj.
Marrëdhënia martesore e një biznesmeni ka shumë rëndësi dhe për këtë, në bashkëpunim me JetëFamiljare, ne ofrojmë ndihmën tonë përmes konferencave e seminareve për martesën, burimeve e materialeve të ndryshme, si dhe diskutimit në grupe të vogla me çifte. Ne gjithashtu ofrojmë këshillim paramartesor për ata që janë në një lidhje serioze.

Në aspektin shpirtëror

Çdo biznesmen ka nevojë të kuptojë rolin që luan besimi tek Zoti për të njohur më mirë veten dhe të tjerët, si dhe për të siguruar paqen e brendshme në mes të sfidave dhe presionit të vazhdueshëm që hasim përditë. Gjithashtu, rritja në dimensionin shpirtëror, përmes lidhjes me Krijuesin, sjell plotësi dhe përmbushje që asgjë tjetër nuk e sjell. Komuniteti dhe grupet e vogla me biznesmenë të tjerë do të jetë një vend i sigurt ku mund të hapni zemrën, të mësoni se si Zoti ndryshon jetë njerëzish, si të keni një marrëdhënie personale me Zotin, do të mësoni së bashku nga jeta dhe Fjala e Jezuit si udhëheqesi më i madh që ka jetuar ndonjëherë, do të luteni për njëri-tjetrin, etj.

Fuqizimi në aspektin profesional, personal, dhe shpirtëror në jetën e një biznesmeni do të sjellë ndikim pozitiv tek biznesmenë të tjerë, duke sjellë një reaksion zinxhir.
Përvec ndikimit në jetën e biznesmenëve të tjerë, ky fuqizim do të sjellë një ndikim pozitiv në komunitetin ku biznesmeni ka influencë duke sjellë një frymë pozitive drejtësie, besimi, integriteti, vlerash dhe respekti.
Ndryshimi i një komuniteti pas tjetrit do të sjellë transformim të gjithë kombit.