Ndiko një Udhëheqës,
Ndrysho një Komunitet,
Transformo një Komb

Kjo është zemra e Iniciativës SOTMERIA

Çfarë është SOTMËRIA?

Sotmëria është një organizatë profesionale për influencues në Biznes, Arsim, Profesion, etj. Njerëzit më të suksesshëm janë vazhdimisht duke mësuar dhe duke u zhvilluar. Sotmëria, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, siguron mundësi për rritje në aspektin profesional, shoqëror dhe shpirtëror. Ne dëshirojmë të transformojmë Shqipërinë, duke ndryshuar komunitetet lokale, duke filluar me një udhëheqës. Ne duam të shohim lëvizje ku udhëheqësit ndikojnë udhëheqësit. Duke u zhvilluar në aspektin profesional, personal dhe shpirtëror, udhëheqësit do të kapin vizionin e një Shqipërie të transformuar dhe do të zbulojnë qëllimin për të cilin janë krijuar.

 

Si po ecën vizioni yne?

Eja dhe shiko!

Profesionistët

Profesionistët kanë kohë, energji, dhe dëshirë për të ndikuar botën rreth tyre. Shumë kompani moderne dhe organizata profesionale mbështesin dhe inkurajojnë përfshirjen domethënëse të anëtarëve të tyre në komunitet.

Komuniteti ynë i profesionistëve është i përkushtuarur për transformimin e Shqipërisë duke nisur nga Tirana. Seminaret dhe aktivitetet tona u japin mundësinë profesionistëve të zhvillohen jo vetëm nga ana profesionale, por edhe nga ajo shoqërore dhe shpirtërore.

Udhëheqësit në Biznes

Udhëheqësit në biznes janë vendosur në pozicione të favorshme për të ndikuar komunitetin e tyre. Grupe të vogla biznesmenësh që punojnë së bashku mund të arrijnë gjëra të mëdha.

Ne organizojmë Forume Biznesi ku Biznesmenët mblidhen për të diskutuar mënyra se si të përmirësojnë bizneset e tyre, komunitetin e tyre dhe kulturën brenda dhe jashtë organizatës së tyre.

ARSIMTARET

Arsimtarët kërkojnë të transformojnë të ardhmen e brezave. Ata janë të mbushur me pasionin për t’i parë nxënësit e tyre teksa rriten, mësojnë dhe kërkojnë të vërtetën dhe për t’i parë nxënësit e tyre të ndikojnë botën.

Ne krijojmë mundësi që arsimtarët të mësojnë nga njëri-tjetri, dhe ofrojmë burime për t’i ndihmuar ata të ndikojnë nxënësit dhe kolegët e tyre.